U kërcënua nga Ervis Martinaj, komisari rikthehet në punë si drejtor i IMT Vlorë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Rikthehet si drejtor i IMT së Bashkisë Vlorë, ish-drejtori i Paraburgimit Engjëllush Avdulaj. Avdulaj u bë një emër i njohur për publikun pasi në kohën kur ishte drejtues policie, u kërcënua nga Ervis Martinaj. Shkak ishin kontrollet në bizneset loto-sport të Martinaj.

Ish-shefi i Shqiponjave mban një karrierë 25-vjeçare mbi supe. Ai ka filluar punën si inspektor i policisë kriminale, teksa ka mbajtur detyra të ndryshme si shef seksioni i rendit, shef sektori, komandant nën/reparti, komandant reparti me forcat speciale e ndërhyrjes së shpejtë, shef i repartit Shqiponja Tiranë, shef komisariati, drejtor i paraburgimit Vlorë.

Komisari Engjëllush Avdulajn kishte denoncuar dhe është përballur me kërcënimet e Elvis Martinajt. Përplasja ka ndodhur në tetor të vitin 2013, ku sapo kishte nisur operacioni “Fundi i Marrëzisë” dhe policia kishte bllokuar makineri e automate të lojërave të fatit, gjë që e dëmtonte biznesin e Ervis Martinajt.

Më 20 tetor të vitit 2013, në kulmin e operacionit “Fundi i Marrëzisë”, kundër lojërave të paligjshme të fatit, Ervis Martinaj kërcënon shefin e repartit special “Shqiponja” në drejtorinë e policisë së Tiranës, Engjëllush Avdulaj, se do ta vrasë.

 

 

Sapo reparti “Shqiponja” dhe komisariati numër 3 i Tiranës kishin sekuestruar rreth 400 makineri lojërash fati dhe 25 makina luksoze në një magazinë të Ervis Martinajt, Avdulaj ka deklaruar se Martinaj e ka marrë në telefon, duke e kërcënuae se do ta eliminojë.

Komisari Avdulaj ka bërë kallëzim penal për këtë rast. Ai e ka denoncuar Ervis Martinajn për kanosje me jetë për shkak të detyrës në komisariatin numër 2.

gijotina.com/

The post U kërcënua nga Ervis Martinaj, komisari rikthehet në punë si drejtor i IMT Vlorë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *