Karton i kuq për gazetarët, Infantino nuk harron: i dërgon mesazh Trump:

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

“Urime President! Do të kemi një Botëror të madh dhe një Kupë Bote për Klube të madhe në Shtetet e Bashkuara. Futbolli bashkon botën”. Me një postim në Instagram, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino uroi publikisht Donald Trump, i rizgjedhur president i SHBA-së”. Në gusht 2018, Infantino, i shoqëruar nga presidenti i Federatës së Futbollit të SHBA-së, Carlos Cordeiro, u prit në Shtëpinë e Bardhë nga vetë Trump për të diskutuar mbi Kupën e Botës 2026, që iu dha Kanadasë, Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.

Me atë rast, Infantino i dhuroi presidentit Trump një fanellë blu me numrin 26 dhe emrin e presidentit të shkruar në të. Pas shkëmbimit të dhuratave, numri një i FIFA-s sugjeroi që Trump të përdorte kartonët e verdhë dhe të kuq gjatë konferencave për shtyp. Trump nuk humbi kohë: e kuqe për të gjithë gazetarët e pranishëm!

The post Karton i kuq për gazetarët, Infantino nuk harron: i dërgon mesazh Trump: appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *