Masakra e Shkodrës me 4 viktima, protestë para Ministrisë së Brendshme (FOTO)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një protestë është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure përpara Ministrisë së Brendshme, në lidhje me masakrën e Shkodrës, ku mbetën viktimë 4 persona.

Dhjetëra qytetarë ndezën qiri në kujtim të viktimave, teksa kërkuan drejtësi për vrasjen e tyre. Gjithashtu, protestuesit ngjitën në murin e Ministrisë së Brendshme një hartë të Shqipërisë, të njollosur me gjak.

Ata kujtuan deklaratën e kryeministrit Edi Rama për vrasjet në botën e krimit: “Hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.

Ata thanë se bandat nuk po hanë vetëm kokat e njëri-tjetrit, por të të gjithë shqiptarëve.

The post Masakra e Shkodrës me 4 viktima, protestë para Ministrisë së Brendshme (FOTO) appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *