Po priste dru, 56-vjeçari nga Mirdita humb jetën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 56-vjeçar në Mirditë ka humbur jetën tragjikisht duke prerë dru.

Policia njofton se rreth orës 13:00, shtetasi M. Gj. 56 vjeç, banues në fshatin Domgjon, dyshohet se ka qenë duke prerë dru në fshatin Gjakëz dhe aksidentalisht i ka rënë një dru në kokë.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi M. Gj. ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, njoftoi policia.

The post Po priste dru, 56-vjeçari nga Mirdita humb jetën appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *