Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Prokuroria e Posaçme ka vendosur të mos nisë hetim apo procedim penal ndaj deputëve të opozitës që dogjën karriget e tyre jashtë Kuvendit. Ngjarja ka ndodhur më 30 shtator, ndërsa pas incidentit policia vendosi të kallëzojë në SPAK deputetët e Partisë Demokratike.
Djegia e karrigeve erdhi si shenjë proteste pas dënimit me burg të Ervin Salianjit. Teksa, kryetaja e Kuvendit, Elisa Spiropali po lexonte vendimin për heqjen e mandatit të Salianjit, deputetët e opozitës nxorrën jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën.
The post Djegia e karrigeve/ SPAK vendos të mos fillojë hetim për deputetët e PD appeared first on Lapsi.al.
