GJKKO nuk pranon kërkesën e ‘financierit të Habilajve’

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë për Nezar Seiti, i njohur si “financieri i Habilajve”.

Nezar Seiti kishte paraqitur më 31 tetor 2024 kërkesën zëvendësimin e masës së sigurimit, por GJKKO e rrëzoi. 

Njoftimi i GJKKO: 

Kërkuesi Nezar Seiti me datë 31.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Luljeta Kole, bazuar në nenin 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 620, datë 07.11.2024, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për

Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit. Tiranë, më datë 07.11.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 

The post GJKKO nuk pranon kërkesën e ‘financierit të Habilajve’ appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *