Katër shqiptarë në listën e Zvicrës, për herë të parë edhe mbrojtësi i Luganos

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Federata Zvicerane e Futbollit ka bërë publike sot listën e lojtarëve të ftuar nga trajneri Murat Yakin për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve kundër Serbisë dhe Spanjës.

Ka katër fytyra të reja në listë për shkak të dëmtimeve të shumta: Pascal Loretz i Lucernit, Miro Muheim i Hamburgut, Aurèle Amenda i Eintracht Frankfurtit dhe Albian Hajdari i Luganos. Mungojnë Michel Aebischer, Becir Omeragic, Nico Elvedi (i pezulluar), Ulisses Garcia dhe Ruben Vargas.

Janë në total katër lojtarë me origjinë shqiptare të futar për grumbullimin e radhës: përveç debutuesit Hajdari, janë thirrur Granit Xhaka, Adon Jashari dhe Andi Zeqiri.

Lista e plotë:

Portierë: Kobel, Loretz, Mvogo

Mbrojtës: Akanji, Amenda, Comert, Hajdari, Mbabu, Muheim, Rodriguez,

Mesfushorë: Zakaria, Xhaka, Jashari, Fernandes, Freuler, Sierro, Sohm, Monteiro, Ugrinic, Kutesa, Rieder,

Sulmues: Amdouni, Embolo, Ndoye, Okafor, Zeqiri

The post Katër shqiptarë në listën e Zvicrës, për herë të parë edhe mbrojtësi i Luganos appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *