Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Deputeti i PD, Dashnor Sula është shfaqur ndryshe sot në ambientet e Kuvendit.
Siç shihet edhe në këto pamje, Sula është futur në Kuvend në mënyrë simbolike me veshje burgu dhe me pranga në duar.
Në veshjen e tij ai mbante të shkruar një parullë me mbishkrimin: “Stop dënimit politik”
Deputeti Sula ka reaguar edhe brenda sallës së parlamentit duke tundur prangat Elisa Spiropalit, e cila nuk ka lejuar deputetët e opozitës të hyjnë në Kuvend, madje një pjesë e mirë e tyre edhe u përjashtuan.
Teksa tundte prangat, Spiropali i kërkon deputetit të PD që të ulet dhe të vazhdojnë normalisht punimet.
“Zoti Sula uluni, Garda nuk është aty dhe nuk pengon. E keni seriozisht që keni ardhur për të diskutuar sot në seancë. Ju lutem uluni”, tha Spiropali.
Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur mes tensionesh pasi depueteti demokrat Dashnor Sula po shpërndate disa fletushka në vendet ku gjenden ministrat. Gjatë këtij momenti po mbante fjalën kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Po ashtu gjatë kësaj kohe u pa edhe prezenca e trupave të Gardës së Republikës brenda sallës së seancës plenare. Ky akt u kundërshtua dhe nga Bardhi gjatë fjalës së tij.

The post Me pranga në duar dhe veshje burgu, deputeti i PD-së paraqitet në Kuvend appeared first on GIJOTINA.
