Opozita kthehet në Kuvend/ Bardhi-Spiropalit: Jep dorëheqjen, dënuat pa ligj deputetët e opozitës për 30 ditë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i grupit të Partisë Demokratike nga salla u Kuvendit ku është kthyer pas thyerjes së bojkotit ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

Ai shprehet se Spiropali ka thyer ligjin dhe rregulloren e Kuvendit duke i hequr mandatit deputetëve të opozitës për një muaj dhe duke mos i lejuar që të ushtrojnë funksionin e tyre në Kuvend.

Sipas tij, një veprim të tillë mund ta bëjë vetëm një regjim kriminal si ky i sotmi që i ka siguruar karrigen dhe Spiropalit.

“Në kundërshtim me vendimet e gjykatës kushtetuese në kundërshtim me rregulloren e kuvendit. I keni vënë deputetëve të opozitës porta sigurie dhe në shkelje flagrante të ligjit, keni ndaluar deputetët e opozitës dhe ti zonjë që je përfaqësuese e krimit të organizuar duhet të tërhiqesh nga pozicioni sepse ke përjashtuar pa të drejtë opozitën nga kuvendi. Së pari nxirr gardën jashtë sepse s’ka vend ajo me letrat e deputetëve. Për atë që i keni bërë kësaj salle kuvendi do duhet të heqësh dorë sepse nuk na keni lejuar të ushtrojmë funksionin tonë në kuvend, jep dorëheqjen sepse keni shkelur rregulloren. Të dënosh deputetët e opozitës pa ligj tu heqësh mandatin pa ligj këtë e bënë vetëm një regjim kriminal si ky që të ka siguruar ty këtë karrige me rrota”, tha Bardhi.

The post Opozita kthehet në Kuvend/ Bardhi-Spiropalit: Jep dorëheqjen, dënuat pa ligj deputetët e opozitës për 30 ditë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *