Replikat në Kuvend, Bardhi ministrit Hoxha: Je ushtar i bandës së Durrësit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Debat me akuza mes kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha. Bardhi tha se opozita nuk gëzon asnjë respekt për Presidentin e Republikës Bajram Begaj, pasuar me një sërë akuzash ndaj tij. Ai theksoi po ashtu se Policia është futur në sallën e Kuvendit në shkelje të ligjit. Për sa më sipër, replikoi Hoxha duke e cilësuar Bardhin një gënjeshtar e përsëritës.

“Më dëgjo mua, i nderuar deputet në pikëpamjen e analizës psiko-kriminale që unë kam për shkak të detyrës, ti hyn te njerëzit recitivistë, përsëritës e gënjeshtar. E dyta, që ti gënjen dhe akuzon e pastaj u beson atyre që akuzon, kjo është shumë e vërtetë. Policia nuk ka thyer ligjin, ka ushtruar detyrën. Turma e drejtuar nga ty po drejtohej te institucionet, Policia mbrojti Kuvendin”, tha Hoxha.

The post Replikat në Kuvend, Bardhi ministrit Hoxha: Je ushtar i bandës së Durrësit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *