Shehaj: Kjo llogaritje çmonton mashtrimin e Ramës për rritjen e pensioneve

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i Partisë Mundësia deklaroi para Kuvendit se pretendimi i Edi Ramës për rritjen e pensioneve 83% (ose gati dyfish) në 10 vite është mashtrim, sepse ato janë rritur vetëm 26%. 

Sipas Shehajt, Rama nxorri shifrën 83% duke iu referuar pensioneve në euro, jo në lek. Por, sipas kryetarit të partisë Mundësia, nëse e mbajmë në lek përllogaritjen, siç derdhen pensionet, ato janë rritur vetëm 26% në 10 vite. Thënë ndryshe, rreth 3 mijë e 8 qind e 20 lekë të vjetra në vit.

“Kjo është një tallje! Një tallje e bërë haptas, përtë cilën nuk flet askush në fakt. Është e pafalshme që një kryeministër që është aty përtë rritur pensionet, për të përmirësuar jetën e qytetarëve, del dhe mashtron thjesht me një hile duke i përllogaritur jo në lekë, por në euro.

Pensionet e qytetarëve shqiptarë mesatarishtjanë rritur me vetëm 382 lekë të reja në vit” – shtoi Shehaj.

Kryetari i partisë së re përmbylli deklaratën duke thënë se po të rrisim

“Praktikisht, po të llogarisim edhe inflacionin qënë këto 10 vjet ka qenë pothuajse 30%, pensionet e shqiptarëve jo vetëm që nuk janë rritur por janë ulur. Dhe këtë fakt, Rama e ka transformuar me këtë hilen e vogël duke thënëqë gjasme pensionet kanë kaluar nga 101 në 183 euro” – u shpreh Shehaj.

The post Shehaj: Kjo llogaritje çmonton mashtrimin e Ramës për rritjen e pensioneve appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *