Aksidenti i mori jetën 8-vjeçarit, banorët e Pajovës në protestë: Duam drejtësi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Banorët e fshatit Pajovë të Peqinit kanë organizuar një protestë simbolike paraditen e kësaj të premte në vendin ku humbi jetën vogëlushi 8-vjeçar Enio Tabaku, disa ditë më parë.

Familjarët u shfaqën fotot e vogëlushit dhe pankarta në duar teksa kërkuan drejtësi dhe vendosjen e sinjalistikave rrugore dhe policëve, mbikalime e ndriçim në zonë.

Atyre iu bashkuan edhe qytetarë të tjerë, të cilëet bllokuan rrugën.

Kujtojmë se i mituri humbi jetën në aksidentit tragjik të regjistruar mesditën e 31 tetorit në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.

8-vjeçari po qëndronte në anë të rrugës në trotuar, kur një automjet tip “Volkswagen” u përplas me një automjet tip “Audi” dhe si pasojë e përplasjes së fortë, një prej makinave përfundoi jashtë rruge, duke përplasur vogëlushin.

The post Aksidenti i mori jetën 8-vjeçarit, banorët e Pajovës në protestë: Duam drejtësi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *