Apeli i GJKKO: Lefter Koka 6 vite e 8 muaj burg! Alqi Bllako 2 vite e 8 muaj

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Apeli i GJKKO-së ka marrë sot vendimin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako dhe shtatë të pandehurit e tjerë, që akuzohen se janë përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Trupa gjykuese, e drejtuar nga Ilirjana Olldashi, ka vendosur të dënojë me 10 vite burg ish-ministrin Koka, që ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe përfundimisht është dënuar me 6 vite e tetë muaj burg.

Apeli i Posaçëm po ashtu ka sekuestruar edhe disa pasuri të ish-ministri të Mjedisit, Lefter Koka. Bëhet fjalë për aksionet e tij në kantinën e pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbej. Më konkretisht rreth 18.9% të kësaj kompanie janë vënë në sekuestron e GJKKO.

Ndërsa, për ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako është vendosur dënimi me 2 vite e 8 muaj burgim. Bllako po ashtu nuk do të lejohet të mbajë poste publike për pesë vjet.

Gazetarja Klodiana Lala tha se gjithashtu janë dënuar edhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit që janë marrë me procedurat. Lefter Koka është dënuar edhe për aferën e inceneratorin e Fierit, ndërkohë që Koka dhe Bllako janë në proces edhe për inceneratorin e Tiranës.

The post Apeli i GJKKO: Lefter Koka 6 vite e 8 muaj burg! Alqi Bllako 2 vite e 8 muaj appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *