Dhuna ndaj tifozëve izraelitë, Netanjahu dërgon avionë në Holandë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Dhuna ndaj tifozëve izraelitë në Amsterdam pas një ndeshje futbolli mes Ajaksit dhe klubit izraelit Maçabi ka detyruar kryeministrin Benjamin Netanjahu të marrë masa të menjëhershme. Ai ka urdhëruar dërgimin e dy avionëve në Amsterdam për të bërë të mundur evakuimin e tifozëve.

Kryebashkiaku i Amsterdamit, Femke Halsema bëri të ditur se tifozët izraelitë ishin sulmuar dhe keqtrajtuar duke detyruar policinë që të ndërhynte.

Kryeministri holandez Dick Schoof dënoi sulmet ndaj tifozëve, të cilat ai i quajti plotësisht të papranueshme. Schoof e siguroi Netanyahun  gjatë një bisede telefonike se autorët do të identifikohen dhe ndiqen penalisht.

Presidenti Isaac Herzog ishte në mesin e politikanëve të lartë izraelitë që dënuan sulmin dhe e paralelizoi atë me sulmet e tetorit nga grupi militant Hamas ndaj Izraelit. Policia e Amsterdamit ka nisur një hetim për incidentet dhe ka arrestuar deri më tani 62 persona.

The post Dhuna ndaj tifozëve izraelitë, Netanjahu dërgon avionë në Holandë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *