Dyshohet se mori para për provime, arrestohet pedagogia e shpallur në kërkim

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Është ndaluar në aeroportin e Rinasit pedagogia e Universitetit të Elbasanit, Edlira Gugu, e cila ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se bashkë me disa kolegë mori para për të kaluar në provime një studente.

Sipas policisë, Edlira Gugu u ndalua në Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan me iniciativë shtetasen Edlira Gugu, 51 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar ‘Teza’, i zhvilluar një javë më parë. Kjo shtetase u kap në hyrje të RSh-së, në PKK Rinas”, njofton policia.

Të arrestuarit:

Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.

Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.

Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.

Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.

Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.

Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.

Gazment Hodaj, sekser

Pedagogët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçare, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë sekseri me iniciale Gazment Hodaj.

Gjatë kontrolleve raportohet se u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes.

The post Dyshohet se mori para për provime, arrestohet pedagogia e shpallur në kërkim appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *