Emigrantët që solli anija ‘Libra’ në Shëngjin, njëri do kthehet në Itali, 7 të tjerët në Gjadër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ka përfunduar verifikimi i 8 emigranteve në qendrën pritëse të Shëngjinit, që erdhën mëngjesin e sotëm me anijen “Libra”.

Një prej tyre ka rezultuar me probleme dhe po kthehet mbrapsht në Itali, ndërsa 7 të tjerët mësohet se do transferohen në kampin e Gjadrit. Aty do të ndiqen edhe procedurat e tjera të rastit.

Anija “Libra” e marinës italiane, me 8 emigrantë në bord; 6 nga Egjipti dhe 2 nga Bangladeshi, zbarkoi sot rreth orës 8:00, (8 Nëntor), në Portin e Shëngjinit.

Pas procedurave brenda anijes, në orën 09:00, emigrantët zbritën grupe-grupe dhe u vendosën në qendrën pritëse brenda portit të Shëngjinit. Aty kryhet identifikimi dhe kontrolli shëndetësor e më pas me autobus emigrantët dërgohen në kampit e Gjadrit. Operacioni zhvillua nën masa të sigurie, të karabinierëve italianë dhe policisë shqiptare.

Grupi i parë i emigrantëve të cilët mbërritën më 16 tetor qëndruan vetëm tre ditë në Shqipëri, pasi Gjykata e Romës detyroi Italinë të kthejë mbrapsht kontigjentin e azilkërkuesve sepse nuk vinin nga vende të sigurta.

gijotina.com/

The post Emigrantët që solli anija ‘Libra’ në Shëngjin, njëri do kthehet në Itali, 7 të tjerët në Gjadër appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *