Makina del nga rruga dhe merr flakë, shpëton mrekullisht familja

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një automjet me targa angleze ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës në aksin Shkodër- Shirokë.

Si pasojë, pas përplasjes automjeti ka marr flakë.

Zjarri është përhapur me shpejtësi, pasi automjeti kishte një rezervuar me benzinë. Në momentin e ngjarjes, në mjet ndodhej një familje me katër persona, përfshirë edhe fëmijë, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital. Sipas mjekëve, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:10, në Shirokë, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin M. B., 39 vjeç, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar rrethanat e rastit.

The post Makina del nga rruga dhe merr flakë, shpëton mrekullisht familja appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *