Prokurorja Eranda Laze kalon “klasën” në komisionin e Vetingut

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 8 nëntor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Eranda Laze. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Alma Faskajn.

Gjatë seancës dëgjimore më 6 nëntor, prokurorja Laze dha shpjegime për barrat e provës dhe gjetjet në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Ajo e kundërshtoi bilancin negativ në vlerën 10 milionë lekë, si dhe konstatimet për udhëtime me persona të dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar, duke kërkuar konfirmimin në detyrë.

Eranda Laze u emërua prokurore në Vlorë në vitin 2004. Aktualisht ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

gijotina.com/

The post Prokurorja Eranda Laze kalon “klasën” në komisionin e Vetingut appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *