Protesta e banorëve të Peqinit, Salianji: Jeta në këtë vend është zhvlerësuar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji i cili po vuan dënimin politik në burgun e Fierit, ka reaguar lidhur me protestën e sotme të banorëve të Pajovës në Peqin, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë, ku një fëmijë 8 vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një automjet.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes për humbjen tragjike të djalit të tyre, Salianji ka shprehur solidaritet të plotë me kërkesat legjitime të komunitetit të banorëve.

Protesta synonte sensibilizimin e autoriteteve shtetërore për marrjen e masave urgjente për vendosjen e sinjalistikës rrugore, vendosjen e kufizuesve të shpejtësisë, ndërtimin e trotuareve, të mbikalimit, vendosjen e tabelave me kufizim shpejtësie dhe të kamerave.

Në reagimin e tij, Salianji shprehet se jeta në këtë vend është zhvlerësuar në të gjithë territorin e tij dhe dhjetëra shqiptarë po humbin jetën në aksidente tragjike apo nga plumba që vërshojnë rrugëve nga përplasjet e krimit.

The post Protesta e banorëve të Peqinit, Salianji: Jeta në këtë vend është zhvlerësuar appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *