Ekstradohet nga Spanja 47-vjeçari me 2 mbiemra

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

47-vjeçari Leonard Luzi alias Leonard Sejno i akuzuar nga GJKKO se ka organizuar vrajen e 2 personave në Vlorë (krim i parandaluar), është ekstraduar nga Spanja. Konkretisht ai kishte organizuar dhe porositur Amarildo Nikollin për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, ngjarje kjo e mbetur në tentativë pasi ekzekutori u arrestua në flagrancë.

Mësohet se 47-vjeçari u arrestua në Spanjë, gjatë operacionit të koduar “Rekrutuesi”. Po ashtu bëhet me dije se GJKKO i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

The post Ekstradohet nga Spanja 47-vjeçari me 2 mbiemra appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *