Largimi nga politika? Rama: E kam menduar disa herë, por kam “hallin” e popullit…

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kreu i qeverisë thotë se është i lodhur nga puna si kryeministër, por edhe pse ndodhet prej 12 vitesh në pushtet e ka të pamundur që të largohet, pasi nuk mund t’i lërë hallet e popullit pa zgjidhur.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se e mendon heqjen dorë nga puna e tij, teksa theksoi se “do të ishte shumë i lumtur”.

Por, kreu i qeverisë, në podkastin e tij “Flasim”, shtoi se “problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje”.

“Sa herë mendoj unë “Ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur”, problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje.

Pjesën e artit e kam shumë më të relaksuar, e kam të thjeshtë, ose gjatë bisedës, ose kur ka një të shtunë, ose të dielë që është më e lehtë shkoj dhe futem në shpellën e Dules edhe aty kam bekimin që duke i pasur duart gjithë baltë dhe ngjyra nuk prek telefonin. Jam i shkëputur, bëj një detoks”, u shpreh ai.

The post Largimi nga politika? Rama: E kam menduar disa herë, por kam “hallin” e popullit… appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *