Bien temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këtë të dielë vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i ftohtë; si pasojë e masave ajrore të thata dhe ftohta me origjinë Lindore që kanë përfshirë Ballkanin prej disa ditësh.

Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përvec kthjellimeve do të kenë vranësira të lehta e kalimtare, sipas Meteoalb.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënie të tyre duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopi deri në 23°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

The post Bien temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *