Mc Kresha rrëfen historinë e pazakontë të dashurisë me bashkëshorten

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këngëtari i njohur Mc Kresha ka rrëfyer historinë (e pazakontë) të dashurisë me bashkëshorten e tij, Erzinën, në podcastin “Zë” të Mira Kazhanit.

Erzina, asokohe fanse e Mc Kreshës, u surprizua nga këngëtari në 30-vjetorin e lindjes së saj.
Mc Kresha, siç ai rrëfen, humbi festën ku duhej ta uronte dhe zgjodhi të shkonte në shtëpinë e Erzinës (për të mbajtur fjalën e dhënë).

“Atë ditë më kontaktuan që t’i bëja urimin një vajze që më donte shumë. Nuk e dija që ajo ishte Erzina dhe as që po festonte 30- vjetorin. Më vonë unë mësova për këtë dhe vendosa të shkoj te shtëpia e saj për t’i bërë urimin pasi më kishte zënë gjumi dhe nuk arrita dot të shkoj te festa e saj”.

Por gjërat janë të shkruara, shton këngëtari, i cili në po të njëjtën ditë për shkak të shiut anuloi koncertin e radhës duke pasur më shumë kohë në dispozicion për t’u njohur me fansen e tij.

“Atë natë koncerti jonë u anulua për shkak të shiut, dhe unë dola me Erzinën për të festuar ditëlindjen e saj me miqtë dhe familjarët e saj”, shtoi ai.

Ishte po kjo natë ku mes çiftit lindën shkëndijat e para dhe shkëmbyen puthjen e parë.

“Po, ndodhi një puthje, jam i suksesshëm”, tha këngëtari i pyetur nga Mira Kazhani.
Duke ndarë të tjera detaje lidhur me marrëdhënien e tij me Erzinën, këngëtari zbuloi se nuk është shumë romantik, por theksoi se ka gjetur “çelësin” e një raporti të shëndetshëm: Në çdo debat gruaja ka të drejtë!

Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina janë prindër të dy fëmijëve, Iza dhe Din./E.Ç

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *