“Nëse Trump do kishte garuar me Biden, do kishte marrë 400 vota elektorale”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Presidenti i zgjedhur Trump ishte në rrugën e duhur për të fituar 400 vota elektorale në një garë kokë më kokë kundër Presidentit Biden, sipas sondazheve të brendshme të Shtëpisë së Bardhë.

Lajmi u zbulua nga Jon Favreau, ish-shkruesi i fjalimeve të Barack Obamës.

“Ne zbuluam se sondazhi i brendshëm i fushatës së Bidenit në kohën kur ata na thoshin se ai ishte kandidati më i fortë, tregoi se Donald Trump do të fitonte 400 vota elektorale,” tha Favreau.

“Vendimi i Joe Biden për të kandiduar sërish për president ishte një gabim katastrofik,” shtoi Favreau.

Favreau akuzoi Ekipin Biden se po “dëmtonte” zëvendëspresidenten Harris dhe u tha gazetarëve në heshtje se ajo nuk mund të fitonte.

The post “Nëse Trump do kishte garuar me Biden, do kishte marrë 400 vota elektorale” appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *