Rast i përsëritur, ja kush është pronari i banesës që iu hodh tritol në Shkodër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku është hedhur një sasi eksplozivi në një banesë në lagjen “Tre Heronjtë”.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës së Ardian Fierzës, pronarit të një agjencia funerale, objekt të cilit iu vendos tritol në muajin gusht.

“Në lagjen  “Tre Heronjtë”, në derën  e  banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit  nga persona ende të paidentifikuar është  hedhur lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme  materiale”, njofton policia.

Ndërkohë  një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet e veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

The post Rast i përsëritur, ja kush është pronari i banesës që iu hodh tritol në Shkodër appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *