Abuzoi për katër vite me të miturën, shpallet në kërkim ndërkombëtar 43-vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

43-vjeçari Edison Sheme nga fshati Sheqeras është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Korçës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Sheme dyshohet se i është drejtuar shtetit grek, aty ku prej vitesh edhe jeton vëllai i tij. Gjatë këtyre ditëve, kontrolle të shumta nga policia janë bërë në banesat e të afërmve, miqve e të njohurve të tij jo vetëm në fshatin Sheqeras dhe Barç por edhe në Maliq.

Pas informacioneve të grumbulluar nga policia, Prokuroria e Korçës nxorri urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për Edison Sheme, urdhër i cili ju përcoll Interpol Tiranës për të vijuar procedurat e kërkimit ndërkombëtar, si edhe po komunikohet me homologët për të arritur në arrestimin e 43 vjeçarit.

Ngjarja e rëndë u rregjistrua rreth 1 javë më parë në fshatin Sheqeras të Maliqit, pasi e mitura 16 vjeçare denoncoi në polici abuzimin që 43 vjeçari bëri me të që në moshën 12 vjeçare.

The post Abuzoi për katër vite me të miturën, shpallet në kërkim ndërkombëtar 43-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *