Akuzohet se tentoi të përfitonte tokë ilegalisht në Lagunën e Patokut, arrestohet zyrtari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i Njësisë Administrative të Fushës Kuqes në Kurbin, Kristo (Fred) Martinaj është ndaluar me iniciativë nga policia.

Kjo e fundit bën të ditur se 55-vjeçari tentoi të përfitonte në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke në zonën e mbrojtur të Lagunës së Patokut.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shpërdorimit të detyrës, kanë ndaluar me inciativë shtetasin K.(F.) M., 55 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fushë Kuqe, Kurbin. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka porositur shtetas të ndryshëm, për të hedhur inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Pushtimi i tokës’”, njoftoi policia.

The post Akuzohet se tentoi të përfitonte tokë ilegalisht në Lagunën e Patokut, arrestohet zyrtari appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *