Prezantimi i Beqajt me Power Point/ Vokshi: Bëjeni në Surrel

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kërkesa e ish-Ministrit Ilir Beqaj për të bërë një prezantim me Power Point në Komisionin e Sterilizmit është bërë mollë sherri mes opozitës dhe mazhorancës. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi ka deklaruar se deklaratën Beqaj mund ta lexojë, por Power Point nuk do të vendoset. Ndërkohë që Plarent Ndreca ka deklaruar se në këtë mënyrë Vokshi po i heq fjalën Beqajt.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Kush jeni ju? Bëjeni tek Surreli jo këtu.

Ndreca: Jemi shumica.

Vokshi: Bëni deklaratën ta lexoni se poëer point nuk vihet.

Ndreca: Do t’i heqësh të drejtën e fjalës? Fjalën do ia përcaktosh ti si do e japë?

Vokshi: Është komision hetimor pikë. Deklaratë, jo prezantim. Ke tjetër drejtues politik o Edona, se doli në Sky Ecc. Keni bërë planet me avokatin gjithë natën. Po vika pso bëka konferencë shkencore, nuk ka ndodhur ndonjëherë, deklaratë aq sa ia lejon ligji, asnjë gram më shumë. Pse s’bëtë kështu për të tjerët? E ka kërkuar Ben Ahmetaj, nuk iu lejua.

The post Prezantimi i Beqajt me Power Point/ Vokshi: Bëjeni në Surrel appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *