Sherr mes adoleshentëve në një shkollë në Tiranë, 14-vjeçari godet bashkëmoshatarin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një sherr ka agravuar në përdorimin e mjetit prerës mes dy adoleshentëve në shkollën 9-vjeçare “Kolë Jakova”.

Raportohet se një 14 vjeçar ka goditur me mjet prerës në ambientet e shkollës bashkëmoshatarin e tij. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për autorin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për një të mitur 14 vjeç, banues në Tiranë.

Ditën e djeshme, më datë 11.11.2024, në ambientet e shkollës “Kolë Jakova” 14-vjeçari është konlfiktuar me një bashkëmoshatarin tij dhe gjatë konfliktit, ky i fundit është dëmtuar me mjet prerës. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

The post Sherr mes adoleshentëve në një shkollë në Tiranë, 14-vjeçari godet bashkëmoshatarin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *