Shpërthim pranë një bankomati të një banke të nivelit të dytë, afër Kalasë në Krujë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një shpërthim ka ndodhur pranë një bankomati të një banke të nivelit të dytë në afërsi të Kalasë në Krujë.

Raportohet se rreth orës 02:45 është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 12.11.2024, rreth orës 02:45, pranë një bankomati në afërsi të Kalasë (në rrugë), është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

The post Shpërthim pranë një bankomati të një banke të nivelit të dytë, afër Kalasë në Krujë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *