‘Sterilizimi’ – Beqaj shkon nga burgu në Kuvend, mbulon prangat në duar me xhaketë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj mbërriti në ambjentet e kryesisë së Kuvendit ku pritet të dëshmojë në Komisionin hetimor parlamentar për koncesionin e Sterilizimit.

Beqaj shkoi në Kuvend nga ambjentet e burgut i shoqëruar nga forca policie.

Ish ministri i prangosur kishte vënë një xhaketë tek duart që të mos shiheshin prangat teksa efektivët e shoqëronin nga furgoni i policisë në hyrjen e Kuvendit.

Pas pak Beqaj do dëshmojë para komisionit siç bëri dje biznesmeni Ilir Rrapaj, edhe ai i ardhur nga burgu për disa orë në komision.

The post ‘Sterilizimi’ – Beqaj shkon nga burgu në Kuvend, mbulon prangat në duar me xhaketë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *