“Sterilizimi”/ Vokshi: Rama e lëshoi edhe hajdutin 2-metrosh, por jo Vilma Nushin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Komisioni hetimor i shëndetësisë ka nisur përsëri me debat.

Opozita kërkon zgjatjen e afatit për komisionin hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi  por PS është kundër.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka këmbëngulur që kryeministri Rama dhe Vilma Nushi të dëshmojnë, ndërsa nuk ngurroi të akuzonte mazhorancën në komision se po pengon qëllimisht dëshminë e Nushit.

Plarent Ndreca: “Nuk ka vend për ta shtyrë më. E kemi shtyrë një herë 4 muaj e një herë 2 javë. Kemi thirrur shumë dëshmitarë. Sot kemi dëshmitarin kryesor, Ilir Beqaj, që më shumë se kushdo tjetër do të japë dëshmi lidhur me procedurën që kemi si objekt i komisionit

Albana Vokshi:  Të vijë Fani e të mos vijë Vilma Nushi që është përfituese, e vetëm me  divident ka fituar 1.5 mln euro

Edi Rama lëshoi dhe Ilir Beqajn, hajdutin dymetrosh. E të vetmin që po mbron është Vilma Nushi. Dëshmitë e Vilma Nushit dhe Edi Ramës janë kyçe.

Edmond Spaho: Nuk na imponoheni dot me dëshmitarët. Pse doni që ajo të mos vijë të pyetet? Përse të mos pyetet kryeministri? Ky komision nuk duhet të mbyllet pa pyetur dëshmitarët që kemi kërkuar që në fillim të punës. Na përjashtuat 40 ditë. 2 javë e ndërpretë se donit të shikonit kombëtare. Hajde ta shtyjmë afatin.

The post “Sterilizimi”/ Vokshi: Rama e lëshoi edhe hajdutin 2-metrosh, por jo Vilma Nushin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *