Zmadhimi i aortës, Safet Gjici në gjendje jo të mirë shëndetësore

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe ka kërkuar qëndrimin në shtëpi për pjesën e mbetur të dënimit për shkak të kushteve shëndetësore.

Gjykata vendosi ditën e djeshme thirrjen e ekspertëve mjeko ligjorë që do të verifikojnë gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut Safet Gjicit.

Sipas avokatit, Gjici vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Avokati Jançe shprehet se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.

Seanca e radhës ku ekspertët mjekoligjorë do të paraqiten në gjykatë për të marrë udhëzimet është data 14 nëntor 11:45.

The post Zmadhimi i aortës, Safet Gjici në gjendje jo të mirë shëndetësore appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *