Dhuna në familje, kërkohet dënim për Leka Zogun, Elja Zaharian dhe babain e saj

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokuroria e Tiranës ka paraqitur pretencën për përplasjen mes Princit Leka II, Gjergj Zaharisë dhe Elia Zaharisë. Organi i akuzës ka kërkuar dënime të ndryshme për secilin prej të akuzuarve. Për Princ Lekën, organi i akuzës kërkon një dënim prej 1 vit e 6 muaj burg, me propozimin që dënimi të konvertohet në shërbim prove nga Gjykata e Tiranës.

Gjithashtu, prokurori Dritan Nushi ka kërkuar 1 vit burg për Gjergj Zaharinë, babain e Elia Zaharias, ndërsa për vetë ish-bashkëshorten e princit Elia Zaharia, prokuroria ka kërkuar 6 muaj burg, gjithashtu të konvertuar në shërbim prove.

Tre të akuzuarit janë përballur me akuzën për “dhunë në familje” dhe çështja është trajtuar nëpërmjet procedurës së gjykimit të shkurtuar, e cila ul dënimin maksimal për akuzat e ngritura. Seanca e radhës, ku do të shpallet vendimi përfundimtar, është caktuar për 13 dhjetor.

Vendimi pritet të jepet nga gjyqtarja Migena Laska.

Elia Zaharia së bashku me babain e saj Gjergj Zaharia, u përfshinë në një konflikt fizik me Princ Lekën gjatë periudhës së divorcit të ish-çiftit.

The post Dhuna në familje, kërkohet dënim për Leka Zogun, Elja Zaharian dhe babain e saj appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *