Humbje turpëruese në “Elbasan Arena”, Shqipëria e Ahmatajt mposhtet 6-0 nga Izraeli

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Shqipëria U-19 zhgënjeu totalisht ndaj moshatarëve të Izraelit, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2025.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj u mposhtën me shifrat e thella 6-0 në “Elbasan Arena”.

Izraelitët si fillim shënuan në minutën e 4-të me Zoabi. Ndërsa golin e dytë izraelitët e gjetën në minutën e 18-të me anë të Hazan. Për golin e 3-të mendoi Khalaili në të 28-tën.

Me nisjen e pjesës së dytë Kombëtarja vazhdonte që të çalonte në çdo repart, duke pësuar dhe 3 gola të tjerë. Në pjesën e dytë, golat për Izraelin u shënuan nga Oli, Hazan dhe Ranon.

Paraqitje që lë shumë për të dëshiruar nga skuadra e Ahmatajt, e cila nis kualifikueset me një humbje të thellë.

Përveç Izraelit, Shqipëria është në grup edhe me Danimarkën e Irlandën e Veriut.

The post Humbje turpëruese në “Elbasan Arena”, Shqipëria e Ahmatajt mposhtet 6-0 nga Izraeli appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *