Sherri në Oborrin Mbretëror, Prokuroria kërkon dënimin me shërbim prove për Princ Lekën, Elian dhe të atin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokuroria e Tiranës jep pretencën për episodin e dhunës në Oborrin Mbretëror. Prokuroria kërkon që të shpallen fajtor Princ Leka, ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj Gjergj Zaharia.

Konkretisht, burimet thonë se organi i akuzës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj për Princ Lekën, 6 muaj për Elia Zaharinë dhe 1 vit për babanë e saj. Dënimin më të lartë e ka Princ Leka, ndërkohë nëse të tre shpallen fajtor, Prokuroria kërkon që dënimi t’iu konvertohet në shërbim prove.

Të tre akuzohen për veprën penale “dhunë në familje” dhe u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Vendimi do jepet nga gjyqtarja Migena Laska dhe seanca është caktuar më datë 13 dhjetor.

Episodi i dhunës në familjen mbretërore u bë publik përmes një video në rrjet dhe gjithçka ndodhi brenda Pallatit Mbretëror në rrugën “Murat Toptani” pasditen e 5 marsit 2024. Ndërkohë, më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores së njohur. Leka Zogu ka pranuar nga ana e tij, që vajza 3-vjeçare të lihet nën kujdesin e nënës, Elia, për t’u përgjigjur për kujdesin dhe edukimin e saj.

The post Sherri në Oborrin Mbretëror, Prokuroria kërkon dënimin me shërbim prove për Princ Lekën, Elian dhe të atin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *