Dëmtimi, Manaj mbyll vitin në infermieri

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Rey Manaj rrezikon ta mbyllë vitin 2024 në infermieri. Sulmuesi shqiptar ishte ftuar në kombëtare për dy sfidat e Ligës së Kombeve ndaj Republikës Çekës dhe Ukrainës, por dëmtimi muskulor e la jashtë fushave të lojës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, klubi turk, ka konfirmuar se Manaj ka nevojë për një periudhë rehabilitimi të paktën nga 4 deri në 6 javë.

Periudhë që mund ta lë jashtë fushave për të paktën në mesin e muajit dhjetor. Në rastin më mirë, Manaj do luaj në një ose dy ndeshjet e fundit të kampionatit turk për këtë vit kalendarik.

Sulmuesi ka humbur mundësinë për të luajtur edhe ndaj Rizespor dhe Fenerbahçe për shkak dëmtimi. Në 7 takimet me klubin 27-vjeçari ka shënuar 4 gola, teksa me kombëtaren kuqezi ishte në fushë si titullarë në ndeshjet e muajit shtator, ku kontribuoi edhe me një asist në fitoren ndaj Ukrainës.

Mungesa e Manaj cilësohet si me tepër peshë tek kombëtarja shqiptare, duke parë edhe situatën e dëmtimeve. Ai konsiderohej si pykë për kuqezinjtë në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve ndaj Çekisë dhe Ukrainës. Kombëtarja jonë do të zbres në fushë më 16 dhe 19 Nëntor në stadiumin “Air Albania”, dy duele tepër vendimtare për fatin e skuadrave të grupit B1.

The post Dëmtimi, Manaj mbyll vitin në infermieri appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *