“Nuk duhet të marrim karton të kuq”/ Lojtari çek, Provod flet për sfidën me Shqipërinë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Çekia do të sfidojë Shqipërinë, në kuadër të Nations League. Lojtari çek, Lukas Provod tha se skuadra e di se çfarë atmosfere është në Shqipëri dhe theksoi faktin se pret një ndeshje të vështirë.

“Definitivisht nuk duhet të marrim karton të kuq. Më kujtohet kur shkuam atje dhe nuk e shijuam ndeshjen, ishte më shumë e fokusuar në vrapim. Është një ambient specifik, do të ketë një atmosferë të stuhishme. Por ne jemi gati, skuadra është gati.

Ne e dimë si duhet të luajmë. Do të kemi në mendje ndeshjen e parë në Letna, që e menaxhuam në mënyrë perfekte, dhe do mundohemi të bëjmë të njëjtën gjë. Nëse kemi të njëjtën performancë si në Letna, nuk kemi për çfarë të kemi frikë”, u shpreh Provod.

gijotina.com/

The post “Nuk duhet të marrim karton të kuq”/ Lojtari çek, Provod flet për sfidën me Shqipërinë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *