Aksident i rëndë me 7 persona të plagosur në Maliq, njëri në gjendje të rëndë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Maliq-Pojan, ku 7 persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Pendavinj, ku një mjet me targa greke që ishte duke udhëtuar nga Maliqi drejt Pojanit dhe një mjet furgon mallrash janë përplasur kokë me kokë.

Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë me dije se njëri nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në reaminacion ndërsa 6 të plagosurit e tjerë ndodhen në këtë spital  jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ky fillimisht dyshohet se njëri nga mjetet nuk ka respektuar sinjalistiken rrugore në një kryqëzim të tillë.

The post Aksident i rëndë me 7 persona të plagosur në Maliq, njëri në gjendje të rëndë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *