Boksieri shqiptar shkatërron rivalin serb që në raundin e parë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Boksieri shqiptar Benjamin Imeri ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e 7 në karrierë.

Imeri kishte premtuar para përballjes me Vanja Dumitrov se po futej në ring vetëm për fitore dhe këtë e arriti dhe atë që në raundin e parë.

Benjamini i shkaktoi serbit një natë që do ta mbajë mend gjatë, pasi realizoi tre nokdaunë.

Gjyqtari i ndeshjes u detyrua të ndërpriste meçin, pasi serbi tashmë ishte i humbur në ring dhe nuk mund të qëndronte në këmbë.

Pamjet tregojnë më së miri se boksieri serb që ka më shumë përvojë se boksieri shqiptar, nuk e kishte pritur një nivel kaq të lartë.

Imeri pas duelit është shprehur shumë i lumtur për këtë fitore, duke synuar që nga dueli në duel në kategorinë gjysmë të rëndë, të ketë kundërshtar të nivelit më të lartë.

The post Boksieri shqiptar shkatërron rivalin serb që në raundin e parë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *