Po transportonte 4 qese me kanabis, pranga 32-vjeçarit në Korçë (Emri)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit policor të koduar “Aksi”.

Ky shtetas u kap në aksin “Bilisht -Korçë”, duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis, 3 kilogramë.

Lëndën narkotike, 32-vjeçari, Skerdiljan Spahi e kishte fshehur në pjesën e motorrit të automjetit.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Aksi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Kishte fshehur në motorrin e automjetit katër qese me lëndë narkotike dhe e transportonte për në Korçë me qëllim shitjen, kapet në flagracë dhe vihet në pranga një 32-vjeçar.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në kuadër të operacionit të koduar “Aksi”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 32 vjeç, banues në fshatin Cangonj.

Ky shtetas u kap në aksin “Bilisht -Korçë”, duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis (3 kilogramë) të cilat i kishte fshehur në pjesën e motorrit të automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

 

The post Po transportonte 4 qese me kanabis, pranga 32-vjeçarit në Korçë (Emri) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *