Presidenti Duka: Me Ukrainën do të jetë si një finale, mund t’ia dalim

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, reagoi në rrjetet sociale, pas barazimit pa gola të Shqipërisë ndaj Çekisë në Ligën e Kombeve.

Kreu i FSHF-së, falënderoi lojtarët për angazhimin në fushë, si dhe stafin e tifozët. Sipas tij, do të ishte më mirë, nëse do të ishin kursyer vërshëllimat e himni i Çekisë.

“Barazuam në shtëpi me Çekinë, një kundërshtar i fortë që kryeson grupin tonë në UEFA Nations League. Falënderoj djemtë e ekipit për angazhimin në fushë, stafin, si dhe tifozët për mbështetjen e dhënë nga shkallët e stadiumit.

Nëse do i kursenim ato vërshëllima në momentin e himnit të Çekisë do të ishte edhe më mirë. Tani le të mendojmë për ndeshjen e së martës me Ukrainën, të cilën duhet ta luajmë si finale. Me besim dhe me mbështetjen e tifozëve, mund t’ia dalim”, shkruan Duka.

The post Presidenti Duka: Me Ukrainën do të jetë si një finale, mund t’ia dalim appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *