Opozita kërkon 1 minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit, Spiropali refuzon

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputetët e Partisë Demokratike, kanë kërkuar të mbajnë një minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, por kërkesa është refuzuar nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Kërkesa u bë nga deputeti Asllan Dogjani, por Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali refuzoi me argumentin se nuk ishin në sallë të gjithë deputetët.

Pavarësisht kësaj deputetët e PD janë ngritur më këmbë dhe kanë mbajtur një minutë heshtje.

Pjesë nga diskutimi:

Dogjani: I propozoj Kuvendit të mbajmë një minutë heshtje në respekt të prindërve të familjarëve, nxënësve, mësuesve dhe fëmijëve të Shqipërisë.

Spiropali: Kjo është një ngjarje tragjike, duket të bisedojmë dhe të vendoset në një kohë të përshtatshme.. Këtu nuk janë deputetët dhe do ishte mungesë respekti për viktimën dhe familjen e tij. Të mos e përdorim për politikë të ditës. Duhet të gjejmë një kohë kur të jenë të gjithë deputetët. I bëjmë thirrje deputetëve të jenë në sallë.

Noka: Ka 24 orë që i gjithë opinioni publik është i shokuar dhe ju të gjithë, duke filluar të gjithë ministrat që nga ai hajduti bashkisë, ajo që kishte burrin bandit, heshtni, a thua se nuk ka ndodhur gjë në këtë vend.

The post Opozita kërkon 1 minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit, Spiropali refuzon appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *