Vlorë/ Polici përplas me makinë këmbësorin, përfundon në spital i moshuari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një 79-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Bëhet me dije se 61-vjeçari K.H me detyrë punonjës policie (jashtë detyre në momentin e aksidentit) ka përplasur me makinë A.M 79-vjeç i cili ka qenë duke ecur në rrugë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar i moshuari i cili është dërguam menjëherë në spital.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 17:10, në rrugën “Sazani,” shtetasi K. H., 61 vjeç (punonjës policie jashtë shërbimit), duke drejtuar automjetin tip “Benz,” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin A. M., 79 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe AMP po kryejnë veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

gijotina.com/

The post Vlorë/ Polici përplas me makinë këmbësorin, përfundon në spital i moshuari appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *