Moti i keq në Lezhë dhe në Vaun e Dejës, stuhia dëmton linjat e energjisë elektrike

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kjo e premte do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të shiut me intensitet të lartë. Ky moti i vranët vijon të jetë prezent në Lezhë, duke krijuar probleme kryesisht me furnizimin me energji elektrike. Era e fortë ka demtuar linjat në disa zona. Sipas të dhënave janë pa energji elektrike disa fshatra në zonen e Zadrimes, Ishull-Lezha dhe pjesa e Bregut të Matës.

Në bashkinë e Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe, vijojnë reshjet, por nuk raportohen probleme. Në disa fshatra të bashkisë së Vaut të Dejës, konkretisht Njad Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak, mungon plotësisht energjia elektrike. Edhe në territorin e bashkisë së Pukës, vijojnë reshjet e shiut dhe era e fortë, por pa probleme.

The post Moti i keq në Lezhë dhe në Vaun e Dejës, stuhia dëmton linjat e energjisë elektrike appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *