Moti me reshje dhe erë të fortë, disa fshatra mbeten pa energji elektrike në Shkodër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Qarku i Shkodrës është përfshirë nga moti i keq, me erë të fortë dhe reshje shiu intensive.

Si pasojë ka sjellë disa problematika në disa fshatra ku ka mungesë të energjisë elektrike.

Në disa fshatra të bashkisë së Vaut të Dejës, Njad Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak, mungon plotësisht energjia elektrike.

Edhe në territorin e bashkisë së Pukës, vijojnë reshjet e shiut dhe era e fortë, por nuk paraqiten probleme.

Në Fushë Arrëz, raportohen rrëshqitje gurësh dhe dherash në rrugë rurale, por qarkullimi vijon pasi firmat mirëmbajtëse janë në gadishmëri me mjetet dhe punëtorët.

The post Moti me reshje dhe erë të fortë, disa fshatra mbeten pa energji elektrike në Shkodër appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *