Në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 27-vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 27-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Mallakastër për trafik droge. Sipas policisë, i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë. Shtetasi me iniciale E.M., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata Themelore e Pejës. Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare, për ekstradimin e 27-vjeçarit.

“DVP Fier/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër, operacioni i koduar “Fratar”. Në kuadër të operacionit u vu në pranga me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasi E. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gadurovë, Mallakastër.

Ky shtetas u kap në fshatin Fratar, pas një pune operative nga shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore. 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Pejës, më datë 30.10.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftim.

The post Në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 27-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *