“Burim energjie…”/ Bora uron me fjalë zemre nënën për ditëlindje: Kur je me mamin…(FOTOT)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se nëna e saj feston ditëlindjen.

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa foto në “Instastory”, ku bashkëngjitur me to ka shkruar edhe disa fjalë të ëmbla për mamanë e saj.

“Burim energjie, frymëzimi, motivimi je mama ime! Edhe 100 vite të tjera të bukura për ty dashuri”, ka shkruar Bora në njërën foto ku shfaqet me nënën e saj.

Ndërkohë në një foto tjetër ku ajo shfaqet teksa e ëma po i përkëdhel kokën, moderatorja e njohur shkruan:

“Ja kështu… pa filtra, pa foto të kuruara. Vetëm realiteti kur je me mamin e ndihesh akoma si gocë e vogël”.

Bora gjithashtu ka publikuar edhe një fotografi të vjetër të mamit të saj, ku krahas shkruan:

“E bukura ime”./    S.M

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *