Kurbin/ 61-vjeçari bie në makinerinë e përpunimit të inerteve, humb jetën te Trauma

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 61-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht teksa po punonte në fshatin Skuraj në Kurbin. Fatmir Haxhiu ka rënë në pjesët e makinerisë së përpunimit të inerteve në lumin Mat, duke marrë plagë të rënda.

Më pas është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por ka humbur jetën. Për ngjarjen është shpallur në kërkim pronari i makinerisë së përpunimit, ndërsa po hetohen shkaqet.

Sakaq, policia ka bllokuar aktivitetin e kësaj makinerie të përpunimit të inerteve në shtratin e lumit Mat.

The post Kurbin/ 61-vjeçari bie në makinerinë e përpunimit të inerteve, humb jetën te Trauma appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *