Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Trajneri i Juventusit, Thiaggo Motta vlerësoi në maksimum Milanin, në prag të ndeshjes ndaj kuqezinjve.
“Vlahovic me siguri nuk do të jetë pjesë e grupit, ashtu si Gleison, Nico, Arek, Douglas Cabal dhe Adzic.
Milani është shumë i fortë në tranzicion, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Kanë lojtarë cilësorë, nuk duhet t’u lëmë thellësi. Duhet të mbrohemi gjithmonë si kolektiv dhe asnjëherë me 1 kundër 1”.
“Është një ndeshje në të cilën të gjithë do të duhet të japim më shumë. Është e trishtueshme që humbëm një lojtar tjetër si Juan (Cabal) për një kohë të gjatë dhe të gjithë do të duhet të japim më shumë.”– tha ai.
The post Motta paralajmëron Juven: Kujdes, Milani shumë i fortë appeared first on www.lexo.al.
